Skip to content
Kronikë

Shfrytëzonte një vajzë të re për prostitucion, arrestohet 37-vjeçarja në Fier

· 2 min lexim

Policia e Fierit ka arrestuar sot një 37-vjeçare e cila punonte si tutore.

37-vjeçarja, e identifikuar me emrin Flurime Avdulaj është arrestuar nga policia, pasi ka shfrytëzuar për prostitucion një 24-vjeçare, pasi e detyronte që të prostituohej për të përfituar prej saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se nën hetim janë dhe 4 persona të tjerë, që janë të implikuar në këtë ngjarje e rëndë.

Bëhet me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Fier Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Operacioni, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit. Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja.

Procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast. Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier.

37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.