Skip to content
Kryesore

Shfaqën pozicione seksi, ish banori i ‘BB’ shpërthen ndaj ‘Love Island’

· 1 min lexim

‘Love Island Albania’ është drejt natës finale, e duke se produksioni ka vendosur t’i argëtojë çiftet konkurrente me lojërat nga më të ndryshmet.

Loja e fundit ishte pak më e ‘veçantë’, ku secili çift duhet të demonstronte disa pozicione seksi që Xhoana i lexonte përmes një letre me figura por pa ua treguar atyre.

Ata që arritën ta bënin më mirë këtë lojë ishin Aleksadros dhe Erida. Mirëpo duket se lojë e organizuar nga  produksioni nuk është pritur dhe aq mirë nga publiku, kjo pasi është transmetuar në një orar ku fëmijët janë përballë televizorit dhe pa tabelën “+18”.

Një reagim publik për këtë e ka bërë edhe ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti.

Teksa ka postuar disa pamje nga loja e programit, ai shkruan:

“Kamasutra te Klani

Ne 19:00 Po shpjegojnë pa +18 pozicionet e Kamasutres”.