Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sherri mes sipërmarrësve në Ksamil, arrestohen 3 persona që dhunuan pronarin e “Euro Hotel”

09:47 20/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Sherri mes sipërmarrësve në Ksamil, arrestohen 3 persona që dhunuan pronarin e “Euro Hotel”

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Ksamilit, ku është dhunuar brutalisht shtetasi Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”.

Ai u përball me tre persona, të cilët fillimisht debatuan me të, e më pas e goditën fizikisht në sy të pushuesve, me grushte, shkelma dhe mjete të forta.

Një nga autorët dyshohet se e ka qëlluar në nofull, ndërsa një tjetër ka përdorur mjete të forta, duke e lënë të gjakosur.

Menjëherë pas ngjarjes, policia e Sarandës vuri në pranga tre shtetas: Agim Taraj, 43 vjeç, banues në Berat dhe pronar i “Sunset Restorant Ksamil”, Silvjan Sulku, 18 vjeç dhe Aldo Zeqiraj, 35 vjeç – të dy nga Dibra. Po ashtu, një 17-vjeçar nga Kamza u procedua penalisht për përfshirjen në këtë ngjarje.

Sipas burimeve zyrtare, konflikti mes Pashajt dhe Tarajt ka qenë i hershëm dhe është përshkallëzuar për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi përdorimin e një hapësire publike të plazhit, që ndodhet përballë hotelit të Pashajt.

Të dy sipërmarrësit kishin aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të marrë leje vendosjeje çadrash në të njëjtën zonë. Pashaj pretendon se kishte fituar të drejtën për të vendosur 52 çadra për hotelin e tij me 26 dhoma, por për shkak të mungesës së ndërhyrjes së bashkisë për matjet përkatëse, u skualifikua nga AKB.

Nga ana tjetër, familjarë të Agim Tarajt deklarojnë se ai, pas refuzimit të lejes për hapësirën bregdetare, ka braktisur planet për të marrë një hotel me qira dhe ka vijuar vetëm me administrimin e “Sunset Restorant”, që ndodhet në zonë prej 16 vitesh.

Ngjarja e dhunshme në Ksamil ka rikthyer në vëmendje tensionet gjithnjë në rritje për kontrollin e hapësirave bregdetare në jug të vendit, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik, ku mungesa e rregullave të qarta dhe ndërhyrjes shtetërore vazhdon të krijojë përplasje mes biznesve lokale.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 3 të arrestuarksamil

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Ndërtoi pa leje në një zonë të mbrojtur, arrestohet Jetmir Muçollari

Ndërtoi pa leje në një zonë të mbrojtur, arrestohet Jetmir Muçollari

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip