Skip to content
Kronikë

Sherri me thika në qendër të Fierit, ndërron jetë 19-vjeçari

· 1 min lexim

Pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit disa të rinju janë përfshirë në një debat të fortë, i cili ka agravuar deri në përleshje fizike.

Nga ky sherr ka mbetur i vrarë një i ri 19 vjeç, i cili është dërguar gjallë në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se në konflikt janë përfshirë 4 persona, ndërsa një prej autorëve ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.