Skip to content
Showbiz

Sherr në “Për’puthen”/ Fationi përplaset me Erisin, ndërpritet emisioni!

· 2 min lexim

Një situatë e pazakontë është krijuar gjatë puntatës së sotme në emisionin “PërPuthen”, ku Fationi dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar emisionit, janë përfshinë në një konflikt fizik e si pasojë është pezulluar transmetimi dhe janë fikur kamerat.

Gjithçka nisi pasi Lediana kërkoi që të largohej nga emisioni, ndërsa Erisi mori fjalën, duke thënë se shkak për largimin dhe mërzitjen e Ledianës, janë bërë pikërisht ofendimet dhe injorimet që ajo ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur edhe Melisën.

Mirëpo pas kësaj deklarate, Erisi u kundërshtua nga Fationi dhe mes tyre më pas situata u degradua në një debat të fortë.

Në një moment, Fationi u ngrit nga vendi dhe shkoi në drejtim të Erisit, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë u ngritën për të mos i lënë  të dy konkurrentët që të përfshiheshin në një konflikt fizik, ndërsa transmetimi i emisionit u ndërpre menjëherë.

Kujtojmë se Erisi ishte një prej 4 djemve të rinj konkurrentë që iu bashkuan emisionit të “Për’puthen” vetëm disa ditë më parë.

Sapo hyri ai u komentua shumë për shkak të veshjes dhe qëndrimit të tij, si dhe mënyrës së sjelljes si një djalë çapkën. Që në hyrjen e tij, ai pati një takim 4 minutësh me Melisën.

Nga ana tjetër Fationi është një nga konkurrentët më të vjetër në “Për’puthen” dhe njihet për temperamentin e tij gjaknxehtë dhe për egoizmin e tij./Gazetareforma.com/