Skip to content
Bota

Shënohet rasti i parë i transmetimit të koronavirusit nga një person i vdekur

· 1 min lexim

Mediat e huaja raportojnë se një mjek ekzaminues në Tajlandë ka ndërruar jetë, pasi u infektua me koronavirusin nga një pacient i pajetë.

Ai u infektua në Bangkok dhe shkencëtarët besojnë se ky është rasti i parë i transmetimit të virusit nga një i vdekur.

Shpesh herë autoritetet shëndetësore, përfshirë këtu edhe OBSH-në, kanë bërë thirrje që personat që merren me trupat e pajetë të jenë të kujdesshëm, sepse ka ende shumë anë të panjohura të virusit.

Profesionistët e forenzikës duhet të veshin rroba mbrojtëse, doreza, syze mbrojtëse dhe maskë. Procedura e dezinfektimit që zbatohet në dhomat e operacionit mund të përdoret edhe në repartin e forenzikës”- kanë thënë disa studiues në një shkrim të botuar në “Journal of Forensic and Legal Medicine” .

Nga stafi kërkohet kujdes i veçantë sidomos nga kontakti i mundshëm me sekrecionet trupore të viktimave.

Gjithashtu, është kërkuar që procedura e dezinfektimit e përdorur në dhomat e operacionit mund të zbatohet edhe në njësitë patologjike-mjekoligjore.

Tajlanda deri më tani i ka raportuar 2,613 raste të infektimit me koronavirus dhe 34 viktima.