Skip to content
Të Gjitha

Shënohet një tjetër aksident i rëndë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur së fundmi në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Një mjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bankinat anësore e më pas ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i mjetit është një 53-vjeçar, nga Frakulla e Fierit, i quajtur Gramoz Spahiu.

Si pasojë e aksidentit, 53-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në spital.

Momentalisht ndodhet në spitalin e Lushnjes.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë.

53-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, janë shënuar shumë aksidente automobilistike, duke e kthyer atë në një njollë të zezë për këtë aks rrugor.

Pasditen e sotme janë raportuar të paktën 5 aksidente në qytete të ndryshme.

Deri më tani është shënuar vetëm një viktimë në autostradën Tiranë-Durrës.