Skip to content
Bota

SHBA sanksione ndaj dy zyrtarëve të lartë të policisë kubane: Shtypën demonstratat

· 2 min lexim

Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi të premten se ka vendosur sanksione kubane si dhe të gjithë Policisë Revolucionare Kombëtare (NRP) të vendit për rolet e tyre në shtypjen e demonstratave antiqeveritare që filluan më 11 korrik.

Drejtori i NRP,  Oscar Callejas Valcarce dhe Zëvendës Drejtori,  Eddy Sierra Arias janë tashmë në  listën ee zezë të sanksioneve, e cila ngrin çdo pronë që mund të kenë në Shtetet e Bashkuara, dhe ndalon transaksionet amerikane me ta.

“Departamenti i Thesarit do të vazhdojë të përcaktojë dhe thërrasë me emër ata që lehtësojnë përfshirjen e regjimit Kuban në abuzime serioze të të drejtave të njeriut. Aksioni i sotëm shërben për të mbajtur më tej përgjegjës ata që janë përgjegjës për shtypjen e thirrjeve të popullit Kuban për liri dhe respektim të të drejtave të njeriut”, tha Andrea Gacki, drejtor i njësisë kryesore të sanksioneve të Thesarit, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja.

Më 11 dhe 12 korrik, mijëra kubanë dolën në rrugët e vendit, në protestat më të mëdha që nga revolucioni duke thirrur për liri dhe duke kërkuar më shumë të drejta. Qindra njerëz u arrestuan dhe shumë prej tyre përballen me akuza për përbuzje, çrregullim publik, vandalizëm dhe përhapje të pandemisë koronavirus për dyshimin se marshuan pa maska.