Sërish seancë kaotike, çfarë pritet të diskutohet sot në Kuvend?

Do të ketë sërish sot seancë plenare, ku do të mblidhen deputetët për të klauar një sërë draftesh të rëndësishme, si ligji për bastet sportive, marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, ligji për dekoratat, po ashtu do të kalojë ligji për tenderat.
Mësohet se qeveria ka vendosur të ristrukturojë dhënien e tenderëve duke krijuar një agjenci të posaçme që merret me to.
Edhe pse këto janë çështje mjaft të rëndësishme, duket se as sot nuk premtohet një seancë e qetë dhe e rregullt parlamentare, pasi pritet që aksioni opozitar të vijojë dhe seanca të mos zhvillohet normalisht.
Tensionet pritet të rriten nga ana e opozitës, pasi 19 deputetë janë të përjashtuar nga seancat 20 ditë, madje edhe deputeti Bardhi është përjashtuar për 10 ditë.
Vendimi u mor dje nga Sekretariati i Etikës pasi deputetët e opozitës bllokuan vijimin normal të Komisioneve ashtu edhe senacës së kaluar parlamentare.