Skip to content
Kosovë

Sërish mbi 1 mijë infektime me koronavirus në Kosovë, regjistrohen 4 viktima

· 2 min lexim

Kosova ka raportuar sërish një numër të lartë të rasteve me koronavirus ditën e sotme. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1096 raste infektimesh nga 7.953 testime të kryera. Ditën e djeshme rastet pozitive  ishin 1370. Numri i viktimave është rritur dhe në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona, tre më shumë se dje.

Ministra e Shëndetësisë ka informuar se në total janë 7.854 raste aktive me koronavirus. Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës.

Ndërkohë, Kosova vazhdon procesin e vaksinimit dhe qytetarët mund të zgjedhin mes Pfizer dhe AstraZeneca për t’u vaksinuar. Kombinimi i dozave të ndryshme të vaksinës është gjithashtu i lejuar në Kosovë.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

15 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 rast të vdekjes.

Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Në total numri i rasteve aktive është 7.854.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!