Skip to content
Kosovë

Sërish bilanc pozitiv në Kosovë, vetëm 12 raste pozitive dhe asnjë i vdekur

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë humbje jete, kurse rastet pozitive për ditën e sotme, ishin 12. Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur po ashtu se sot janë shëruar 119 qytetarë duke bërë që numri total i të shëruarve të shkojë në 105.107.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

Bashkë ia dalim! 15 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2668 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 12 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.  Në total numri i rasteve aktive është 238. Mbani maskat!Respektoni distancën! Mbani higjienën!”, shkruhej në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.