Skip to content
Aktualitet

Sekuestrohet 1 ton kokainë e maskuar në gurë të rremë, midis 11 të arrestuarve edhe shqiptarë

· 1 min lexim

Një ton kokainë e maskuar në gurë të rremë është sekuestruar në Madrid. 11 persona janë arresuar nga policia, e ndërkohë mësohet se midis të arrestuarve ka edhe persona me kombësi shqiptare.

Kokaina ishte e shpërndarë në 9.5 milion doza, ku kapte vlerën e qindra milionë eurove.

Droga e sekuestruar është e një cilësie të lartë, ku sipas medias spanjolle “europa press”, në tregun e zi kjo lëndë narkotike do kapte shifra më të larta. Ajo ishte e shpërndarë në 188,000 kg gurë të rremë.

Policia është njoftuar që në vitin 2017 në lidhje me këtë organizatë kriminale, për një çift me origjinë nga Amerika e Jugut që po shpërndante kokainë në shumë vende të Europës.

Policia hetoi çiftin për shumë kohë, duke vënë re edhe jetën e luksit që ata bënin, por edhe takimet e ndryshme që kishin çdo ditë me shumë njerëz që kishin kombësi të ndryshme po ashtu, shtuar edhe me shqiptarë.

Droga është e padepërtueshme në port për qentë e policisë, por falë hulumtimeve të mëparshme ata ishin në gjendje ta zbulonin.Të paraburgosurit janë të kombësive venezueliane, meksikane, shqiptare, amerikane, greke dhe spanjolle.