Sekuestrohen mbi 100 kg kokainë brenda një kompanie bananesh në Vaqarr

Gjatë ditës së sotme janë kapur rreth 100 kg kokainë. Dyshohet se droga është futur përmes Portit të Durrësit, ndërsa është sekuestruar rreth mesditës e kësaj të enjte në Kryeqytet. Operacioni është zhvilluar brenda një fabrike të një kompanie bananesh në zonën e Vaqarrit, ndërsa është ndjekur nga Sektori i Trafiqeve dhe Krimit te Organizuar në Policinë e Shtetit.
Droga e kapur e llojit kokainë, dyshohet se ka hyre ditë me parë nepermiet Portit të Durrësit nga konitenierë që transporton banane nga vendet e amerikës latine, nga një kompani e njohur. Pas konstatimit të drogës, autoritetet kanë mbajtur nën mbikëqyrje ngarkesën që nga Porti i Durrësit për në zonën e Vaqarrit, pasi ka pasur i formacione dhe indicie rreth saj. Ndërkohë disa persona të arrestuar në flagrancë dhe të shoqëruar, por ende nuk dihet numri i tyre, emrat dhe roli parkatës që kanë patur në këtë aktivitet të paligjshëm.
Ndërkohë kontrollet vijojnë në kontenier te tjere. Droga e llojit kokainë është konstatuar në orët e para të mengjesit nga ana e autoriteteve. Kqyrja është ende në proces, ku nuk është përcaktuar ende sasia e kokainë. Burime bëjnë me dije për disa persona të arrestuar në flagrancë dhe të shoqëruar, por ende nuk dihet numri i tyre, emrat dhe roli parkatës që kanë patur në këtë aktivitet të paligjshëm.