Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sekuestrimi i 400 kg kokaine në Lipjan, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e Policisë

13:14 19/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare Eduart Merkaj dhe me disa nga drejtuesit e strukturave në varësi të tyre që morën pjesë në operacionin ndërkombëtar antidrogë.

Veliu u shpreh se operacioni -për kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Kosovë, në bashkëpunim me autoritetet kosovare dhe DEA-n amerikane pati sukses falë mosdekonspirimit. Ai ndër të tjera ka falenderuar të gjithë kolegët që kanë kontribuar në finalizimin e këtij operacioni. Ai  ka shprehur vlerësimin maksimal për profesionalizmin e treguar, koordinimin e veprimeve mes homologëve, si dhe ruajtjen e kofidencialitetit që çoi në finalizimin me sukses të operacionit gjatë të cilit u sekuestruan 400 kg kokaine në Lipjan të Kosovës, ku u vunë në pranga 7 persona.

“Dua të falënderoj të gjithë drejtuesit dhe oficerët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Policisë Kufitare, për angazhimin dhe kontributin në finalizimin e këtij operacioni shumë të suksesshëm, rezultatet e të cilit treguan dhe njëherë më së miri që ne, Policia Shqiptare, jemi tashmë partner i besueshëm, jemi një strukturë që ka arritur pjekurinë dhe profesionalizimin për të bashkëpunuar si e barabartë me të gjitha agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit.

Është për t’u vlerësuar jo vetëm finalizimi me sukses i këtij operacioni, por edhe qëndrueshmëria dhe ruajtja e kofidencialitetit dhe e mosdekonspirimit të asnjë veprimi gjatë 15 ditëve të zgjatjes së operacionit.

Të gjithë ju që jeni këtu në sallë e disa nga vartësit e tjerë që mungojnë, të cilët mund të jenë në terren me detyra të tjera, e dinin se çfarë pritshmërie kishin, por nuk na rrodhi asnjë lloj informacioni, asnjë detaj pavarësisht se ishin prezent në terren shumë oficerë nga disa struktura dhe ja arritëm ta finalizonim me sukses.

Falënderimi kalon për çdo njërin jo vetëm nga ju në sallë, por për të gjithë kolegët që kanë kontribuar në finalizimin e këtij operacioni.

Uroj dhe shpresoj që ky rast të na shërbejë si një ogur i mirë që ne të jemi më të organizuar edhe në raste të tjera ku ne do të ballafaqohemi me informacione të kësaj natyre, pavarësisht destinacionit të ngarkesave të realizojmë dhe organizojmë punën për të mbërritur tek pritësit apo për ta thelluar procesin deri në fund. Shumë faleminderit edhe njëherë dhe suksese”, tha Veliu.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ardi veliudrejtuesitpolicisë

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, KAS vendos sot për kërkesat e PD-LSI

KAS merr vendimin, rrëzohet kërkesa e PD-LSI për Gjirokastrën

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip