Skip to content
Kronikë

Sarandë, 22-vjeçarja qëllon me thikë bashkëshortin. Policia jep sqarime për ngjarjen

· 1 min lexim

Një 22-vjeçare është akuzuar se goditi bashkëshortin e saj me thikë në zonën e shpatullës gjatë një konflikti në banesën e tyre në lagjen nr.2 të Sarandës rreth orës 17:30 sot. Shtetasi L. Z., 28 vjeç, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, shtetasja A. Z. është shoqëruar nga policia për hetim të mëtejshëm në Komisariatin e Sarandës. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.