Skip to content
Kosovë

Samiti i liderëve të Ballkanit, Kurti niset drejt Tiranës: E dimë se cila është busulla historike!

· 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur mëngjesin e ditës së sotme drejt Tiranës, pasi do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky Samit, do të mbahet në kryeqytetin shqiptar.

Kurti dha një mesazh në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, duke shkruar se ishte e domosdoshme të ndalej fillimisht në Prizren,  për të nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj.  Gjithashtu, Kurti shkroi se e ka shumë të qartë se cila është busulla historike e Kosovës, ajo që do i tregojë udhën e mbarë kryeministrit.

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit:

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, shkroi Albin Kurti.