Skip to content
Politikë

Salianji kërkon lirim me kusht/ Raporti i sjelljes nga IEVP Fier pozitiv

· 1 min lexim

Mesditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Avokati i tij, Ledio Braho, bëri me dije se raporti i sjelljes së Salianjit nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier ka qenë pozitiv.

Megjithatë, Gjykata theksoi se, sipas procedurës, duhet të merret edhe opinioni i Shërbimit të Provës, i cili ka afat për dorëzimin e raportit përfundimtar deri më 8 korrik.

Vetëm pas administrimit të këtij dokumenti do të merret vendimi për pranimin ose jo të kërkesës për lirimin me kusht të Salianjit, i cili aktualisht vuan dënimin për çështjen e njohur si “Babale”, pas një vendimi përfundimtar të dhënë nga drejtësia.