Salianji: 20 shkurti do të jetë sinjali i parë i forcës së opozitës së unifikuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas mbledhjes së kryesisë në Kavajë, duke shprehur se bashkimi i demokratëve ka rindezur dhe gjallëruar. Ai thekson se qëllimi është të ndalohet degradimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe sundimi i Edi Ramës. Salianji shprehet se data 20 shkurt do të jetë sinjali i parë i forcës së opozitës së unifikuar, duke përmendur se koha për ndryshim nuk pret.