Skip to content
Kryesore

Safet Bajri del sot para gjykatës, për çfarë e akuzon SPAK?

· 1 min lexim

Të hënën, më 24 shkurt, në orën 08:30, Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali do të dalin para Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë.

Ata akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër dhe për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, tre të dyshuarit dyshohet se ekzekutuan Fatbardh Licin si një akt hakmarrjeje ndaj familjes Lici, pas vrasjes së mikut të tyre, Boran Bërcana.

Bërcana u ekzekutua brenda makinës së tij, së bashku me partneren, Silvi Ndoci.