Skip to content
Të Gjitha

Sa veta keni përdhunuar?/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Mbase e ka për Metën, po pyeteni një herë…

· 2 min lexim

Politika është terren i vështirë, sidomos për një femër lidere të një force partiake siç është ajo e LSI-së, por mesa duket Kryemadhi është duke ia dalë më së miri.

E ftuar në “360 Gradë”, gazetari Artur Zheji nuk është kursyer duke e pyetur rreth disa deklaratave që Rama ka bërë në Vlorë.

Mirëpo përgjigjja e Kryemadhit duhet thënë se ishte krejtësisht e papritur dhe duhet thënë epike për njërën nga pikat, ndërsa përsa i përket akuzave të tjera, ka ditur që t’i bëjë bisht me lezet.

Pjesë nga debati: 

Zheji: Dëgjuam kryeministrin aktual në antimitingun e Vlorës duke ju akuzuar për tre gjëra. Keni blerë vota, keni përdhunuar dhe keni vrarë. Sa vota keni vjedhur, sa keni përdhunuar  dhe sa keni vrarë

Kryemadhi: Vetëm po të kem përdhunuar Ilir Metën, duhet ta pyesni atë. E dyta. Rama në Vlorë ishte në panik për mua. Ishte i destablizuar mendërisht edhe pse e kishte stimuluar energjinë dhe zërin e tij. Nuk arrinte dot të menaxhonte dhe tregonte siguri tek nëpunësit e administratës. Asnjë vlonjat, nuk kishte aty. Më bën për të qeshur dhe nuk duhet marrë seriozisht

Artur Zheji: Me votat tuaj është bërë kryetar bashkie, dhe kryeministër

Monika Kryemadhi: Tani ikën ai

Artur Zheji: A ju morën ndërkombëtarët në telefon për të mbyllur protestën

Monika Kryemadhi: Nuk është fare e vërtetë. Ishte vendim sovran dhe i pavarur