Rudina Xhunga dhe Dritan Hila festojnë 10-vjetorin e martesës, por urimet e tyre janë tepër të veçanta
Dita e sotme për dy gazetarët e njohur Rudina Xhunga dhe Dritan Hila është shumë e veçantë pasi çifti i dashur për televizionin feston 10-vjetorin e martesës.
Por ndryshe nga çiftet e tjera me “romanet” romantike për këtë ditë të veçantë, Dritani ka vendosur t’ia shprehë ndryshe urimin Rudinës e cila më vonë ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë.
Ata ndanë me ndjekësit në rrjete sociale foto krah njëri-tjetrit, ndërsa urimi i Hilës na tërhoqi vëmendjen.
“10 vite bashkë. E fortë dole”- ka shkruar gazetari, si një kompliment për bashkëshorten e tij.

Por pak minuta më vonë edhe Rudina ka postuar në storyn e Instagramit një foto ku shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën e tyre Alana, dhe ka treguar me humor ç’i kishte thënë bashkëshorti:
“E fortë dole”- kështu ma uroi Dritan Hila përvjetorin e martesës”- shkruan gazetarja.
![]()