Skip to content
Kosovë

Rritje e lehtë e infektimeve, ja bilanci i Covid-19 në Kosovë

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit të saj, përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast viktime nga Covid-19.

Ndërsa për s ai përket infektimeve të reja, nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin  Covid-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.

Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Theksojmë se në total numri i rasteve aktive është 872.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

06 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.

Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.

Në total numri i rasteve aktive është 872.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!