Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritje alarmante e helmimeve dhe infeksioneve me salmonelë në Shqipëri, AKU hesht

11:50 07/08/2025
Reading Time: 2 min lexim
Rritje alarmante e helmimeve dhe infeksioneve me salmonelë në Shqipëri, AKU hesht

Sistemi shëndetësor shqiptar po përballet me sfida serioze, ku helmimet nga ushqimi dhe infeksionet bakteriale janë në rritje të ndjeshme, ndërkohë që institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë për një situatë shqetësuese: mbi 98% e rasteve të raportuara në pesë muajt e parë të vitit 2025 mbeten pa një shkak të identifikuar, duke pamundësuar marrjen e masave parandaluese.

Vetëm gjatë kësaj periudhe janë shënuar 466 raste të helmimeve ushqimore, me një kulm prej 115 rastesh në muajin maj. Rastet lidhen kryesisht me përpunimin dhe ruajtjen e pasigurt të produkteve ushqimore dhe mungesën e standardeve higjienike në ambientet e gatimit.

Po ashtu, infeksionet nga salmonela janë rritur nga 3 raste në janar në 31 raste në maj, për një total prej 59 rastesh.

Megjithatë, shqetësues mbetet fakti që në mbi 98% të rasteve të raportuara nuk është identifikuar burimi i infeksionit, çka nxjerr në pah dobësitë e thella të sistemit të survejancës epidemiologjike dhe mungesën e kapaciteteve laboratorike për të kryer hetime klinike të thelluara.

AKU në qendër të një zinxhiri skandalesh të përsëritura

Rasti i salmonit të infektuar nuk është i izoluar. AKU, me në krye Olsi Komicin, është akuzuar për neglizhencë dhe pasivitet në një sërë skandalesh të tjera, duke përfshirë:

• Kopshti në Gramsh, ku 17 fëmijë rezultuan pozitivë për bakterin Salmonella Enteritidis pas konsumit të vezëve të kontaminuara.

• Mishi i derrit nga Brazili, i cili përmbante Salmonella spp. dhe po trajtohet për asgjësim ose riciklim në treg, pa transparencë mbi sigurinë e këtij procesi.

• Mosreagimi ndaj vezëve të kontaminuara në Gramsh dhe Durrës, pavarësisht sinjalizimeve për 69 mijë pula të ngordhura dhe mijëra vezë të bllokuara në fermën “Rea’s”.

• 1,535 kg mish me salmonelë në rrjetin KFC – prej të cilave vetëm 177 kg u sekuestruan.

• 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni, një substancë kancerogjene.

• Prania e minjve në thasët e miellit në fabrikën “Diamond”.

• 985 kg acuge të infektuara me parazitë.
• 4,516 kg fileto derri të kontaminuara me salmonelë.

• Zbulimi i 35 llojeve pesticidesh të ndaluara në produktet bujqësore.

Një tjetër rast tronditës ishte shpërndarja në supermarkete e salmonit të tymosur të kontaminuar me bakterin vdekjeprurës Listeria monocytogenes. Ky produkt, i importuar nga Serbia, u konsumua gjatë muajve qershor dhe korrik, përpara se të bëhej publik alarmi shëndetësor. Janë importuar 1,040 pako në katër formate (50 g, 100 g, 200 g dhe 300 g), me datë skadence më 6 korrik 2025.

Drejtësia duhet të veprojë. SPAK duhet të nisë një hetim të thelluar për të zbuluar dhe ndëshkuar të gjithë zinxhirin përgjegjës: nga fermeri, drejtuesit e AKU-së, deri tek zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Bujqësisë.

Qytetarët nuk mund të ushqehen me frikë. Kjo është një krizë reale e shëndetit publik që kërkon përgjigje urgjente, masa drastike dhe transparencë të plotë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Helmimetsalmonela

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka lë qelinë

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka lë qelinë

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip