Skip to content
Politikë

Rritja e rasteve ditore në vend, Vasili: Në këtë situatë duhet të udhëheqin profesionistët

· 2 min lexim

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë. Vasili thotë se Shqipëria ndodhet në një situatë serioze me koronavirusin.

Ai shkruan se janë urdhrat e kryeministrit Edi Rama, ato që e çuan vendin në këtë gjendje, teksa veprimet sipas tij  janë sikur nuk ka pandemi.

Më tej ai thotë se situatën duhet ta udhëheqin profesionistët pasi Shqipëria tashmë është e pushtuar nga vala e pandemisë.

“Pandemia ne renie te lire!

Vala e Pandemise eshte ne zhvillim te plote dhe shume serioz.

Sot serish nje numer shume i rende rastesh te reja, plot 1054 raste te reja me Covid!

Menaxhimi paraprihet nga urdherat e kryeministrit, kjo eshte vertet skandaloze dhe e papranueshme.

Ne kete situate duhet te udheheqin profesionistet.

Urdherat e kryeministrit qe nuk kupton asgje dhe ben vetem propagande na prune ne kete gjendje.

Shqiperia e pushtuar nga vala e Pandemise veprimet jane sikur s’ka pandemi.”, shkruan Petrit Vasili në rrjetet sociale.

Kujtojmë se situata me pandeminë në vendin tonë nuk paraqitet aspak e mirë. Pasi vetëm ditën e sotme u regjistruan mbi 1 mijë raste të reja ditore dhe tre humbje jete. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Kujtojmë se muaji shtator po ashtu është muaj i hapur për vaksinim dhe të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të paraqiten me një mjet identifikimi në qendrën shëndetësore më të afërt.