Skip to content
Bota

Rritet sërish numri i viktimave në Hawaii, raportohet edhe për 1 mijë të zhdukur

· 1 min lexim

93 viktima si pasojë e zjarrit në ishullin Maui të Hawaiit. Ky është zjarri më vdekjeprurës në historinë e SHBA që nga viti 1918, kur 453 njerëz vdiqën në Minesota dhe Wisconsin.

Numri i viktimave në arkipelagun tropikal ka tejkaluar atë të zjarrit të Camp Fire, zjarrit të vitit 2018 në Kaliforni që praktikisht fshiu qytetin e vogël të Paradise nga harta dhe vrau 86 njerëz. Por autoritetet parashikojnë se numri përfundimtar do të jetë shumë më i rëndë.

Sipas autoriteteve, janë ende një mijë të zhdukur dhe vetëm 3% e zonës së shkatërruar nga flakët deri më tani është kërkuar, madje edhe me ndihmën e qenve të shpëtimit. Shefi i policisë në Maui, John Pelletier, ka ftuar popullatën t’i nënshtrohen analizave të ADN-së, për të përshpejtuar identifikimin e vështirë.