Skip to content
Kosovë

Rritet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë, mbi 1400 raste pozitive në 24 orë

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ditën e sotme raportin me shifrat përkatëse përsa i përket pandemisë së COVID-19. Ministria ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 humbje jete dhe 1 mijë e 448 raste të reja me COVID-19. Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 120.892. Këto raste janë konfirmuar pas 12 mijë testeve të kryera për koronavirus.

Autoritetet e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë duke iu bërë apel qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të vaksionohen sepse përhapja e varianteve të reja ka sjell panik në shumë vende.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.

Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!