Skip to content
Të Gjitha

Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Shkodër, dy infermierë dalin pozitiv

· 1 min lexim

Shtatë persona nga stafi i spitalit të Shkodrës i janë nënshtruar testit për COVID-19 gjatë orëve të fundit.

“Dosja.al” shkruan, se dy infermierë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa për fat të mirë 5 të tjerët kanë dalë negativ.

Me dy rastet e reja, në Shkodër numri i të prekurve shkon në 59.

Numri i të infektuarve në rang kombëtar ka shkuar në 446, në mesin e të cilëve 23 viktima dhe 217 të shëruar.

Gjatë përditësimit të dhënave ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, u shtuan 13 raste të reja nga 233 testime.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.

Në spitalin Infektiv janë shtruar 41 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi, ku 2 prej tyre të intubuar

Ndërsa në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, COVID 2, janë të shtruar 8 pacientë, 6 në terapi dhe 5 të intubuar.

Qyteti më i prekur është Tirana me 215 raste dhe ndjekin Shkodra me 57 e Durrësi me 41.