Skip to content
Kosovë

Rritet numri i rasteve me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Kosova ka raportuar 72 raste të reja infektimesh me koronavirus në 24 orët e fundit, një rritje e ndjeshme në krahasim me ditën e djeshme kur ishin 58 raste.. Në të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëhet me dije se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën, ndërsa janë shëruar 17 të tjerë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.

IKSHPK bën thirrje për mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe respektimin e distancës.

Njoftimi i plotë:

29 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.

Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.443 testime, 72 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 17 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633.

Në total numri i rasteve aktive është 305.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!