Skip to content
Bota

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, humbin jetën të gjithë anëtarët e ekuipazhit

· 1 min lexim

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në rajonin Oryol të Rusisë, duke shkaktuar vdekjen e anëtarëve të ekuipazhit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore ruse TASS, e cila citon burime nga komanda e distriktit ushtarak të Moskës.

Incidenti ndodhi pranë fshatit Naryshkino dhe, sipas raportimeve paraprake, shkaku i rrëzimit dyshohet të jetë një defekt teknik.

Guvernatori i rajonit, Andrei Klychkov, konfirmoi në një postim në Telegram se nuk ka pasur dëme në radhët e civilëve.

Ekipet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët që përfshinë mjetin fluturues.

Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.