Skip to content
Të Gjitha

Roma triumfoi, tifozët e Feyenoord të dëshpëruar sulmojnë gazetaren (Video)

· 2 min lexim

Roma mposhti skuadrën holandeze duke u shpallur kampione Europe në konferencën “Europa League”.  Roma ka fituar edicionin e parë të Conference League, që u luajt në stadiumin “Air Albania”.

Zaniolo ishte heroi i ndeshjes ndaj Feyenoord, me golin e vetëm të ndeshjes së përfunduar 1-0, të shënuar në minutën e 32-të. Në pjesën e dytë, Roma u mbrojt me forca të shumta, duke mbajtur të paprekur rrjetën.

Edhe pse holandezët, bënë gjithçka në pjesën e dytë, për të barazuar sfidën, fati nuk ishte me ta, teksa goditën 2 herë shtyllën. Në fund, festë e çmendur e italianëve.

Ndërkohë që tifozët holandezë nuk e kanë pritur aspak mirë këtë rezultat, pasi skuadra e  tyre e zemrës ka humbur.

Klodiana Lala ishte në lidhje direkte për ‘News 24’ po raportonte mbi vijimin e lëvizjes së tyre nga stadiumi Air Albania, një prej tifozëve shtyu kamerën. Me indinjatë të madhe, i riu drejtoi fjalë fyese, në shenjë mërzie për rezultatin në finalen e Koncerencë Ligës, ku trofeu shokoi te skuadra italiane.

 

Theksojmë se Roma e Jose Mourinhos ka shkruar historinë në Tiranë, teksa është bërë skuadra e parë që ka fituar trofeun e Ligës së Konferencave. Skuadra italiane mposhti në finale Feyenoordin me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu trofeun e parë të ligës më të re Europiane.