Skip to content
Rajoni

RMV kopjon Shqipërinë, e detyrueshme mbajtja e maskave në ambientet e jashtme

· 1 min lexim

Pas Shqipërisë edhe Maqedonia e Veriut ka vendosur si të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të hapura,  në një përpjekje të parandalimit të përhapjes së covid-19.

Sipas vendimit të qeverisë në mbledhjen e sotme mbajtja e maskave është e detyrueshme  gjithashtu gjatë përdorimit të transportit publik si dhe institucione publike.

Autoritet e Maqedonisë së Veriut kanë  miratuar  kufizimin e grumbullimeve pas orës 22:00. Në ambiente publike dhe parqe do të lejohet grumbullimi deri në 4 persona.

Një ndër masat e reja është gjithashtu kufizimi i grumbullimeve në festa  familjare, nuk lejohet pritja e më shumë se  4 personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit.

Sa i përket restoranteve nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, ruajtja e distancës  mes mysafirëve dhe mbajtja e maskave.

Sipas mediave lokale  vendimi për kthimin e testit  PCR  negativ për shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë që hyjnë në vend nuk është diskutuar, por është sugjeruar  që udhëtimet jashtë vendit të behën vetëm nëse janë të domosdoshme. Ndërkohë  pritet që qeveria të njoftojë lidhur me  hyrjen e masave në fuqi.