Skip to content
Të Gjitha

Rikthehen kinematë në vend, por sipas protokolleve për COVID-19

· 1 min lexim

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vendosur ditën e sotme që kinematë në vendin tonë do të rihapen pas 7 muajve por duke respektuar protokollet për Covid-19.

Ndërkohë, teatrot, koncertet janë akoma të mbyllura për shkak të pandemisë dhe urdhërit  që është vënë në fuqi në datën 29 maj 2020.

Urdhri i Manastirliut është tashmë i publikuar në Fletoren Zyrtare.

Botimi në Fletoren Zyrtare:

URDHËROJ:

Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.

2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik  për  parandalimin e përhapjes  së  infeksionit COVID-19.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

5f871afd7551fScreenshot_3.jpg