Skip to content
Të Gjitha

Rezultojnë pozitiv me Covid-19 tre mësues dhe një edukatore në Korçë

· 1 min lexim

Ditën e djeshme në vendin tonë u shënua një rekord i ri i të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 1954 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 489 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Nga këto 41 raste ishin vetëm në qytetin e Korçës. Sipas “BallkanWeb” mes të infektuarve janë tre mësues dhe një edukatore.

Mësuesit japin mësim në shkolla të ndryshme, dy prej tyre në fshatra dhe një në qytet.Ndërkohë, pjesa tjetër e të infektuarve janë kontakte të infektimeve të fundit dhe vatra të reja.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar me Covid-19 shumë mësues dhe edukatore nga kopshte dhe shkolla të ndryshme në vend.