Skip to content
Të Gjitha

Reshje shiu e bore në Kukës/ Përmirësohen prurjet hidrike të liqenit të Fierzës

· 1 min lexim

Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, shumë qytete janë përballur me gjendje të rëndë si të prodhimtarisë bujqësore ashtu edhe në nivelin e lumenjve dhe prurjet e tyre.

Mirëpo mesa duket në qarkun e Kukësit, ka rifilluar edhe një herë dimri. Vranësirat dhe rreshjet e shiut tashmë janë të shumta, ndërsa në zonat malore kanë nisur rreshjet e dëborës. Nga ajo që raportohet shiu i rënë deri tani ka sjellë edhe probleme në disa rrugë kryesore, megjithatë është bërë ndërhyrja e duhur për të siguruar kalimin e lirshëm dhe parandalimin e aksidenteve të mundshëm.

ARRSH ka ndërhyrë duke pastruar segmentet problematike dhe deri tani situata paraqitet e qetë.

Një lajm i mirë vjen edhe nga Liqeni i Fierzës, prurjet hidrike të të cilit janë përmirësuar ndjeshëm pasi është rritur niveli i Drinit të Badhë dhe Drinit të Zi.