Skip to content
Vëndi

Reshje dëbore në vend, ARRSH njofton se si paraqitet situata në akset rrugore

· 2 min lexim

Reshjet e dëborës kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e vendit mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë borëpastrueset kanë qenë në terren dhe po punojnë që të mos krijohen ngrica në rrugë dhe që qarkullimi të vijojë pa probleme.

Ndërkohë edhe në aksin rrugor Tamarë-Vermosh po punohet me mjetet borëpastruese për qarkullimin normal të automjeteve.

Trashësia e dëborës nga reshjet ka shkuar deri në 10 centimetra, ndërkohë që aktualisht qarkullimi kryhet pa probleme.

Nga autoritetet janë marrë masa që ky aks të jetë i kalueshëm për të gjithë qytetarët që zgjedhin si destinacion Dardhën, ndërkohë i gjithë qarku i Korçës gjatë orëve të natën është përfshirë nga reshje të shumta të shiut shoqëruar me erë të fortë.

Njoftimi i ARRSH-së:

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Korçë-Dardhë, Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.