Skip to content
Kosovë

Rënie e ndjeshme e infektimeve me Covid në Kosovë, dy viktima në 24 orë

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 23 raste positive me Covid-19, nga 2967 testime të kryera, dy persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 154.995. Në total janë 2.237 raste active. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës. Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë bën apel për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës fizike.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

3 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.

Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995

Në total numri i rasteve aktive është 2.237.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!