Skip to content
Kryesore

Rëndohet gjendja e 77-vjeçarit të goditur me sqepar nga i biri, çohet me urgjencë te Trauma

· 1 min lexim

Është rënduar ndjeshëm gjendja shëndetësore e 77-vjeçarit Hasan Dalladaku, i cili mbeti i plagosur rëndë nga i biri në tragjedinë familjare të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zhymë të Lushnjës.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga goditjet me sqepar, 77-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet mjekimit të specializuar. Bëhet me dije se aktualisht parametrat e tij jetësorë janë stabël.

Hasan Dalladaku mbeti i plagosur gjatë sulmit të rëndë në banesën e familjes, ku djali i tij, 45-vjeçari Florion Dalladaku, dyshohet se goditi me sqepar të dy prindërit. Nëna e tij, 80-vjeçarja Fanije Dalladaku, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe humbi jetën.

45-vjeçari u arrestua nga Policia pak orë pas ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.