Skip to content
Politikë

Reforma Zgjedhore, Grupi i Dialogut miraton planin e punës

· 1 min lexim

Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore ka miratuar planin e punës për muajt në vijim. Plani i punës është miratuar ditën e sotme.

Takimi i radhës është caktuar më 18 prill ku do të diskutohet në lidhje me zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve; përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve; dhe procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve.

Miratimi i projektligjit dhe eventualisht i projektligjeve te tjera të lidhura me të, pritet të miratohet deri më 1 korrik.