Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Në takim, Basha ka diskutuar prioritetet e PD-së, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit. Përmes propozimeve për reformën zgjedhore, PD synon të mundësojë zgjedhjen e deputetëve përmes listave të hapura, duke garantuar barazinë e votës dhe përfshirjen e diasporës. Basha theksoi se PD ka përkushtim ndaj drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit, duke insistuar që ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të përgjigjen para ligjit.
“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi
Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një valë presioni dhe shantazhi ndaj studentëve që...







