Skip to content
Të Gjitha

Rastet e reja me COVID-19, gruaja në Shkodër punonjëse në fasoneri

· 1 min lexim

Ditën e sotme numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë shkoi në 433.

Rastet e reja u shënuan 10 në Tiranë, 3 në Shkodër dhe nga një në Durrës, Pukë, Lushnje dhe Krujë.

Njëra nga të prekurat në Shkodër është punonjëse në një fasoneri, e cila konsiderohet si vatër e re.

Për dy të tjerë ndërkohë nuk ka ende informacion.

Duke llogaritur edhe rastin e ri në Pukë, numri total i të prekurve në qarkun e Shkodrës ka shkuar në 57.

Ndërkohë në Krujë rasti i ri është nga familja e identifikuar më herët.

Pacienti nuk e kishte kryer tamponin, edhe pse tre familjarë të tij kishin rezultuar pozitivë.

Pas një rikontrolli gjatë ditës së djeshme, 3 të prekurit ishin shëruar, por personi tjetër në familje rezultoi pozitiv.

Deri më tani në total janë kryer 3644 teste të kryera, nga të cilët 433 kanë rezultuar pozitiv.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 23, ndërsa të shëruar janë 197.