Skip to content
Politikë

Rama të hënën në Kosovë, ja kush pritet ta shoqërojë

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë këtë të hënë në Kosovë, për të kryer vizitën e parë pas mandatimit të qeverisë së re. Vizita në Kosovë vjen pas udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Rama mori pjesë në mbledhjen e OKB.

Ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që e ka bërë ftesën dhe njëkohësisht e ka uruar edhe për mandatin e tretë dhe siç e do edhe tradita mes dy vendeve, e ka ftuar edhe për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar ftesën dhe bëhet me dije se edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të jetë me të në Prishtinë të hënën.

Nuk është bërë ende e ditur agjenda e takimit, por kjo vizitë pritet me shumë interes për shkak të mosmarrëveshjeve në distancë që Rama dhe Kurti kanë pasur.  Përplasjet e tyre kanë qenë kryesisht për nismën “Ballkani i Hapur”, ku Kosova nuk ka pranuar të jetë pjesë.

Rama vazhdimisht ka deklaruar se nisma nuk e dëmton Kosovën dhe e ka ftuar të bashkohet, por kryeministri Kurt inga ana tjetër e ka quajtur “Open Balkans” një plan nga ku e fituar do të dalë vetëm Serbia. Kurti ka kërkuar vazhdimisht që Serbia të pranojë dhe të kërkojë falje për krimet e së kaluarës.