Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama takim me emigrantët në Athinë, mediat greke: I pastrehë, s’ka gjetur sallë

10:50 09/05/2024
Reading Time: 3 min lexim
Shqiptarët më të pasigurtët në rajon, Rama paradoksal: Norma e sulmeve sa në BE

Kryeministri Edi Rama do të mbajë më 12 maj një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi. Mirëpo, mediat vendase raportojnë se ndonëse takimi është konfirmuar, organizatorët janë ende në kërkim të një salle për shkak të përballjes me refuzime të vazhdueshme.

Sipas medias greke “Protothema”, deri më tani nuk ka asnjë hapësirë të rezervuar për takimin e Kryeministrit shqiptar.

“Edi Rama është ‘i pastrehë’ deri tani, pasi rezervimi i Stadiumit të Paqes dhe Miqësisë duket se nuk po ecën mirë për t’u grumbulluar aty. Kërkimi për një hapësirë kishte nisur me Teatrin e Krishtlindjes, por që u bllokua me kërkesë të kryebashkiakut”, shkruan Protothema.

Artikulli vijon duke thënë se deri mëngjesin e sotëm, shqiptarët në Athinë nuk kishin bërë kërkesë zyrtare me shkrim për të rezervuar një hapësirë dhe të mblidhej bordi ta shqyrtonte.

Sipas Protothema, një mundësi është salla “Melina Merkouri” që ka një kapacitet të vogël prej rreth 1000 personash, por kërkesa nga pala shqiptare është për një sallë me 4000-5000 vende.

“Pala shqiptare kërkoi verbalisht stadiumin e Olympiakos por nuk e bënë kërkesën me shkrim”, shkruan Protothema.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)

Një ditë më parë, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vizita në Athinë e Ramës është e panevojshme, megjithatë shtoi se nuk mund ta pengojnë, pavarësisht thirrjeve të ndryshme që janë bërë nga grupe ekstremistësh.

Pas Mitsotakis reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, që theksoi se vizita e tij në kryeqytetin grek nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet për Parlamentin Europian apo ndonjë narrativë tjetër specifike që zgjon interesin e politikanëve grekë.

Kreu i qeverisë thotë se vizita e tij ka qenë e planifikuar prej kohësh dhe bëhet për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e për të ndarë me ta krenarinë e atdheut dhe vizionin “Shqipëria 2030”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi rama

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
“Janë liruar të dënuar nga GJKKO”/ Alibeaj-Manjës: Në 2017, SPAK do ishte te 313-ta

"Janë liruar të dënuar nga GJKKO"/ Alibeaj-Manjës: Në 2017, SPAK do ishte te 313-ta

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip