Skip to content
Të Gjitha

Rama publikon fotot e satelitëve: Gati për tu lëshuar në hapësirë, ja funksioni

· 2 min lexim

Bëhet e ditur se dy satelitët shqiptarë Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në hapësirë. Lajmi u mor vesh nga kryeministri Edi Rama në një postim në facebook. Rama shkruan se këto satelitë, do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë.

Rama shton më tej se satelitët do të lëshohen nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA-së dhe se përdorimin e tyre do e ketë ekskluziv vendi ynë.

Postimi i Rames:
GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1🇦🇱dhe ALBANIA2🇦🇱 🛰
Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë

Cfarë është një satelit i hedhur në hapësirë?

Një satelit është një aparaturë mjaft komplekse për tu hedhur në hapësirë, në orbita të ndryshme rreth tokës për qëllim nga më të ndryshmet nga ato teknike te ato ushtaraket. Funksionet kryesore kanë të bëjnë me me qëllimet e studimit, monitorimi, navigimi dhe transmetimi i të dhënave në rajone të ndryshme të Tokës. Përdoruesit mund të jenë publikë ose privatë.