Rama: Patë pak propagandë, por mirë se vini në vendin më pro Europës

Kryeministri Edi Rama në hapje të samitit ka folur për sfidat me të cilat po përballet bota, si luftërat apo dhe sfidat ekonomike. Ai tha se premtimet e BE nuk janë realizuar plotësisht.
“Pra pas kësaj copëze propaganda të pashmangshme më lini t’ju uroj ngrohtësisht mirëseardhjen këtu në një vend që dikur ka qenë një bastion i propagandës së mirëfilltë. Të nderuar miq! Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi dhe që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që u nis 9 vjet më parë nga Angela Merkel në Berlin e që qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE-ja e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E-ja, pa B-në e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këto ditë në nevojën e një çatie të përbashkët, një tryeze të bashkëndarë e madje edhe të një llogoreje të përbashkët në këto kohëra sprove dhe duket se do të përkeqësohen përara se të përmirësohen,” – u shpreh Rama.