Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama nga Morava: Eksportet i çojmë në 1 miliard dollarë!

10:38 02/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama, në vazhdim të takimeve për zgjedhjet e 25 prillit është ndalur ditën e sotme në zonat e Beratit. Në një takim, me fermerët e  Moravës kryeministri tregoi vizionin e Partisë Socialiste për bujqësinë.

Rama u shpreh se objektivi  është që eksportet të arrinin vlerën e një mld dollarëve në vit, e shtoi se shembulli i fermerëve të Moravës, është një shembull për tu ndjekur në të gjithë territorin e vendit.

“Pavarësisht se namin e ka Lushnja, Berati është kthyer në një bujqësi të sipërmarrjes. Këta njerëz këtu, janë dëshmi nëse ke karakterin, punën e durimin, mund të ngjitesh në maja. Thonë shpesh gjatë kësaj kohe që jemi dhe në këtë fushatë, se ne s’paskemi program. Programi ynë është vizioni ynë, puna jonë, këmbëngulja dhe durimi ynë.

Me vizion, karakter, me punë, e durim, ne do të vazhdojmë përpara duke zbatuar planin tonë të veprimin. Shqipëria është në kushtet sot, ku mund të pretendojë të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, agroturizëm dhe transporte bujqësore. Pa diskutim fare, me këto tre hallka, Shqipëria do të ketë mundësi të shkojë në një nivel tjetër, Këto të treja janë baza e një punësimi cilësor. Patjetër që punësimi është një sfidë, patjetër që rritja e vendeve të punës së paguara më mirë është një sfidë e jashtëzakonshme, por këtu do të ishte e pabesueshme, sepse se dinë fare ça bëhet në fshat, nëse do të dëgjonin të ardhurat reale, jo të këtyre këtu, sepse këta nuk kanë limit, këta njerëz e gdhijnë në sera, e gdhin në ara, në fabrikat e tyre. Eksportet do i çojmë mbi 1 mld dollarë. Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë.

Asnjëri nga këta si kanë ditur kthesat dhe skutat e labirintit në tregjet e huaja dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut, pa diskutuar fare vendet e Evropës e Rajonit. Kjo është dije. Ashtu sikundër historia e hedhjes së produkteve, është e padijeve, nga ata që kanë qeverisur më parë. Ata kanë hedhur lekë me mbushur me karburante Mercedesët, ne nuk jemi në lartësinë e këtyre njerëzve akoma, kjo është një problem serioz, sepse këta dinë më shumë se ne në këtë punë. Këta janë dakord me mua që ne sot jemi pranë lartësisë ku këta janë, me atë që dimë e bëjmë. Koordinimi i këtyre dy forcave, na ka sjellë këtu për të parë sa shumë do të bëjmë akoma bashkërisht. Njerëzit në bujqësi duhet të kuptojnë që ujqër të vetmuar s’duhet të ketë, duhet të ketë grupe e organizime të një niveli tjetër. Si ujk i vetmuar jeton, por nuk siguron nivel jetese”, u shpreh kryeministri Rama nga zonat e Beratit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: beratlushnjemoravarama

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Basha me premtime të mëdha: Bashkohuni me mua, do të anëtarësohemi në BE

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip