Skip to content
Të Gjitha

Rama në Asamblenë e PS-së rikonfirmon Veliajn: A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?

· 1 min lexim

Ditën e sotme kryeministri Rama ka organizuar një mbledhje të rëndësishme me Asamblenë e PS-së. Sipas Ora News, mbledhja është zhvilluar pasditen e sotme në Katedralen e Kishës Ortodokse. Mirëpo mbledhja nuk ka kaluar pa momente pikante, ku një ndër to ka qenë edhe rikonfirmimi i Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

Rama ka thënë se nuk ka një emër tjetër dhe nëse dikush nga asambleja kishte, ishte i lirë që ta thoshte.

“A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?”, mësohet se u është drejtuar Rama të pranishmëve. Edhe asambleja duket se ka mbështetur idenë e kryeministrit Rama, pasi nuk ka propozuar emër tjetër.

Më pas kreu i qeverisë mësohet se ka shtuar: “Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin”.

Nuk ka kaluar pa komentuar edhe situata politike që është duke kaluar vendi, por Rama është treguar i prerë duke thënë se: “Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata”.