Skip to content
Politikë

Rama me banorët e Spitallës, nuk kursen ironitë dhe batutat

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar inspektime në zonën e Spitallës.

Pasi ka parë nga afër punimet në një lagje të kësaj zone, Rama u ftua nga banorët ku kryeministri nuk i kurseu batutat dhe ironitë, duke shigjetuar demokratët.

Rama: Thuaj edhe atyre demokratëve që të vijë se ata duken dy orë larg që janë demokratë. Hajde mo. Ore hajde këtu mos u fshi. Ça kanë këta që fshihen? Ore hajde ulu, merri dhe ata demokratët e tjerë. U bëra 20 vite këtu unë, i njoh nga larg demokratët. Hajde mo këtu, hajde. Demokratët janë në fazë të vështirë dhe duhet t’i jepen kafe. Pastaj flasim.

Banori: Rama ik jua kemi thënë disa herë, por jo sot se po bën ca punë. Na ke përçarë partinë, por me ty jemi prapë. Ne jemi bërë copë-copë.

Rama: Ne do jua bëjmë gati këto gjëra, që të vijnë ata dhe ta prishin.