Skip to content
Të Gjitha

Rama i kthen përgjigje Bashës për inceneratorët: Projekti nuk ndalet

· 2 min lexim

Rama i kthen përgjigje Bashës për inceneratorët, duke i thënë se ka nostalgji për mbeturinat e veta. Si gjithmonë, kryeministri bën ironi dhe pak shpjegim  për fenomenin e përhapjes së incenteratorëve.

“Lulzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!…

Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më!…

Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!”, shkruan Rama në Tuiter.

Basha e akuzoi kryemnistrin se po con Milva Ikonomin në Durrës për tendera dhe aferën e inceneratorit.

“Për incineratorët po bëhet gati që ta shkarkojë për herë të pestë apo të 6 kryetarin e Bashkisë së Durrësit, se nuk pranon zonja që nuk ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh se shefat e kadastrës së Vlorës. Nuk pranon që të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek inceneratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Konomin që të japë dorëheqjen si deputete dhe të komandohet atje. Ky është plani.”, tha Basha.

/GazetaReforma.com/