Skip to content
Kronikë

Qytetarët denoncuan vjedhjen e parave përmes mashtrimeve kopjuterike, reagon Policia: Kemi parandaluar disa raste

· 2 min lexim

Policia e Shtetit njofton se ka arritur që të parandalojë disa raste të mashtrimeve kompjuterike. Pas denoncimeve të disa qytetarëve shqiptarë, të cilët dhanë alarmin se po iu vidheshin para online, Policia e Shtetit nisi hetimet për sulmimin e këtyre skemave mashtruese kompjuterike. Ndërkohë mësohet se o punohet për identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se një mesazh në emër të drejtuesve të Policisë i është dërguar disa qytetarëve përgjatë këtyre ditëve me synimin për të mashtruar persona fizikë dhe juridikë, në këmbim të shumave monetare.

NJOFTIMI I POLICISE

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është: Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected]. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim.