Qeveria “Rama 3” nisi zyrtarisht punën, vjen reagimi nga Partia Demokratike

Qeveria “Rama 3” nisi zyrtarisht punën pas betimit të kryeministrit dhe ministrave në Presidencë.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike, me anë të zëdhënëses se grupit parlamentar, Oriola Pampuri. Ajo tha se propaganda e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve qytetarëve
Pampuri shkruan në një postim në Facebook se fjalët e shumta mbi etikën kanë fshehur pikërisht mungesën e saj, ndërsa thotë se PS si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.
Postimi i plotë:
“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.